Dje deputetja e VV-së, Fitore Pacolli postoj foto me shkrimin : Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj. Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro”.
Lidhur me këtë sot ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ,ku pa postuar edhe një foto duke i quajtur mashtrues.