GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gani Geci tregon se si e kishte rrahur një spiun gjatë luftës: mbi kokën e tij m’u thye edhe gishti

07/11/2021
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte një e enjte, e vitit 1993, muaji nuk më kujtohet, por e di se ishte ditë e enjte. Në Skënderaj kishte ardhur Çun Muharremi nga Drenasi, i cili kishte deklaruar në Televizionin e Novi Sadit, se e dinte se kush i kishte vrarë policët në Skënderaj dhe në Drenas te stacioni i autobusëve. Unë nuk e njihja atë, por Baci Lilë më tregoi se Çuni kishte mustaqe dhe se kishte shtat të gjatë. Morëm vesh se punonte në postën e Drenasit dhe se ishte spiun shumë i rrezikshëm. Madje ai kishte filluar të krijonte edhe rrethin e vet të bashkëpunëtorëve në Drenas. 

Unë shkova në Prekaz dhe u tregova Sami Lushtakut, Fadil e Ilaz Kodrës, se ky laper gjendet në Skënderaj. Së bashku jemi nisur për në Skënderaj për ta gjetur atë, por ai kishte shkuar në Drenas. Kështu që, me automobilin e Bacit Lilë morëm rrugën për në Drenas. Xhavahiri i jepte makinës, kurse ne të tjerët ishim të armatosur me revole dhe bomba. Në hyrje të qytetit kishte gjithnjë kontrollime në post-bllokun policor, por ne vendosëm ta kalojmë ndalesën ashtu të armatosur. Në rast se do të na ndalnin kishim vendosur që të qëllonim mbi policinë. Detyrat ishin të ndara, çdonjëri nga ne duhej të godiste nga një kriminel. Por fati e deshi që policia e kishte braktisur postin para se të kalonim ne. Ne hymë në qytetin e Drenasit ndërkohë që automjetin e kishim parkuar në hyrje të qytetit. U ndamë dy nga dy dhe i ramë në këmbë qendrës së qytetit, me të vetmin qëllim për të takuar atë laper. I pyetem disa njerëz e ata na treguan se ai kishte marrë drejtimin e Ferronikelit, i shoqëruar nga një pylltar. Vrapuam derisa para nesh pamë spiunin e pylltarin.

Me Fadil Kodrën shpejtuam hapat për ti zënë. Kur u takuam e pyetëm: – A je ti Çun Muharremi?- Po!, – u përgjigj.- Na trego letërnjoftimin për t’u siguruar!, – ia kthyem ne. Ai na dha letërnjoftimin.- Të ulemi për disa minuta për të biseduar për diçka!, vazhduam ne. U ul edhe pylltari.- A ke dhënë kohët e fundit ndonjë intervistë në televizionin e Beogradit?, e pyetëm.- Jo të Beogradit, por të Novi Sadit!, – na u përgjigj ai.- Prej nga i ke të gjitha ato informacione?, – e pyetëm. Në atë moment i pamë duke ardhur nga ana e poshtme e malit Sami Lushtakun, Xhevahir Gecin e Ilaz Kodrën. – Çka po e pyesni këtë spiun?, – na pyeti Samiu. Pastaj i dhamë «një mësim shumë të mirë» aq sa mbi kokën e tij m’u thye edhe gishti. – Kush jeni ju, more burra?, – na pyeti pylltari. – Jemi policia e Rugovës!, – iu përgjigjëm.

 Në atë kohë edhe ne dëshironim të fshiheshim prapa rrugës paqësore. Disa të rëna i mori edhe pylltari, të cilit ia tërhoqëm vërejtjen të mos rrinte me spiunë, sepse rrezikonte të përjetonte fatin e tyre. U kthyem trup arave dhe dolëm në Gllobar afër Tërstenikut, kurse Xhevahir Geci u kthye në qytet për ta marrë automobilin dhe për t’u kthyer në Skënderaj. Ne dolëm në rrugen kryesore afër Tërstenikut ku erdhi edhe Xhevahiri me automobil dhe na mori. Pastaj vazhduam rrugën për në Skënderaj. Policia kishte filluar të bënte bashkëpunëtorë në fshatra e qytete, kërkonte armë çdokund, ku kishte informata se mund t’i gjente ato. Herë pas herë shkonim te Ademi, ku këshilloheshim si të vepronim në të ardhmen. 

Tags: ganigecigishtimurrahaspiuninthy
ShareTweetShare
Previous Post

Cikaqi : Duke festuar Partneritetin tonë historik me Iowa!

Next Post

Isni Kilaj: pritet ngrohëtsishtë në banjë të Malishevës !

Next Post

Isni Kilaj: pritet ngrohëtsishtë në banjë të Malishevës !

Lajmet e fundit

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.