Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci sot ka vizituar në Tiranë, ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën.
Geci ka njoftuar në rrjetin social Facebook, që është takuar me Berishën për të cilin thotë se është lider historik i së djathtës në Shqipëri.
Ai tregon se biseduan për Kosovën, Shqipërinë, për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit që tentuan të ndajnë Republikën e Kosovës dhe për shumë çështje të tjera.
Psotimi i plotë:
Të dashur miq,
sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha.
Biseduam për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi.
E përgëzova doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pa shterrshme që e ka dhunti nga Zoti dhe ne fund e falënderova për pritjen!