GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gani Geci dënohet me burg, ka vrarë Ruzhdi Shaqirin

04/06/2021
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është dënuar me tre vjet gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në njërën nga kafeteritë e Skënderajt.

Ai akuzohet se në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm

Prokuroria pretendon se në kohën kur kishte ndodhur vrasja, Geci ishte duke dalë nga kafeteria dhe po shkonte në drejtim të sheshit bashkë me Zijadin Gecin, ndërsa  Ruzhdi Shaqiri më 7 persona të tjerë kanë qenë të ulur në një tavolinë në anën e djathë të ballkonit.

Sipas aktakuzës përderisa Geci po dilte nga lokali kishte dëgjuar fjalët “Selam Alejkum”, dhe kishte ndalur dhe ishte kthyer nga drejtimi prej nga kishte dëgjuar fjalët më që rast e kishte parë Ruzhdi Shaqirin, i cili kishte ngritur dorën e djathtë lartë në ajër.

Aktakuza përshkruan se Geci i kishte thënë të ndjerit Shaqiri, “a i ke mbledhur pleqtë për t’u betuar se ku ke qenë rreth orës 19:10”.

Sherri përshkruhet se kishte filluar kur Shaqiri kishte shtyrë tavolinën me këmbën e tij të majtë duke ia kthyer Gecit “zhduku, p…n.., unë nuk ta kam frikën, nxirre dhe gjuaj”, thuhet në akuzë.

Siç përshkruhet në aktakuzë derisa Shaqiri ishte duke thënë këto fjalë Geci kishte ngritur dorën e djathtë pas shpine dhe duke u ndier i ofenduar dhe i kërcënuar nga viktima Shaqiri e kishte nxjerrë revolen duke shtënë katër herë në drejtim të viktimës.

Për këto pretendime të prokurorisë, Gani Geci gjatë gjithë kohës ishte deklaruar i pafajshëm për vrasje të rëndë ndërsa për të njëjtën vepër ishte dënuar më parë me 4 vite e gjysmë nga Gjykata e Mitrovicës.

Rasti me vendim të Gjykatës së Apelit ishte kthyer në rigjykim.

Tags: denohetganigecigjykatamitriviceperruzhdishaqiritthemelorevrasjen
ShareTweetShare
Previous Post

Rrëfimi prekës i kosovarit që shkeli në minë, humbi këmbën dhe dorën kur ishte vetëm 12-vjeçar

Next Post

Një i vdekur, 7 raste pozitive dhe 147 të shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit

Next Post

Një i vdekur, 7 raste pozitive dhe 147 të shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.