Kandidati për deputet nga radhët e NISMA’s, Gani Bajrakti ka treguar pse ka vendosur të hyjë në politikë.
Bajraktari në emisionin Pressing në T7 thotë se ka qenë njeri apolitik, por ka renditur edhe disa arsye pse ka vendosur t’i hyjë kësaj gare zgjedhore.
“Unë kam qenë një njeri jashtëzakonisht apolitik, saqë nuk i kam përcjell debatet, Kuvendin e as debatet zgjedhore. Krejt karriera ime 30 vjeqare konsiston në shkencë, arsim, në punën me pacientin, studentin. Ajo karrierë ka filluar si student, specializim në Tiranë, pastaj magjistraturën në Zagreb dhe pastaj kam mbaruar tri doktorata, një në Prishtinë, një në Budapest dhe një në Suedi.
Jam shkencëtari më i cituar në Kosovë, me 110 citime. Nuk ka qenë as ëndërr e imja të merrem me politikë. Për dy tri ditë vendosa të hyjë në politikë”.
Ai thotë se dëshiron që ta ofrojë përvojën e tij, për të mirën e Kosovës.
“Gjendja aktuale e shtetit të Kosovës, sepse realisht jeta e njeriut është e shkurtër dhe për të jetuar në një shtet janë dy elemente qenësore për fëmijët tanë, është qëndrueshmëri e shtetit dhe jetueshmëria. Aktualisht, Kosova pas kaq vitesh, pas një trendi të mirë të ndërtimit, kishte një ngecje totale në të gjitha dikasteret. Kemi një shtet të paqëndrueshëm diplomatik,… pastaj në sistemin arsimor.
Një vrull i brendshëm, se a thua mos po e tradhtoj këtë vend, për të cilën e kanë dhanë jetën njerëzit, e unë të rri në kolltukun tim të rehatisë. Nuk kam nevojë me qenë deputet për me pas autoritet, nuk kam nevojë as për rrogë, se rrogë kam”.