Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, për FrontOnline ka konfirmuar se nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, për 30 vota nuk ka arritur të bëhet deputet.
”Për 30 vota nuk e kam kaluar pragun për deputet’’ tha ai.
Sipas tij, po të ishte bërë përsëri deputet, do ta kishte mbështetë Qeverinë Kurti.
‘’Po të isha rizgjedhur, pa dyshim se e kisha mbështetë Qeverinë Kurti” u shpreh ai.