Loret Sadiku pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.
Loret Sadiku dëshiron me çdo kusht të luaj për Kosovën dhe ta lë Shqipërinë, të cilës iu kishte bashkuar para anëtarsimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Por, me qenë se Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur problem në procesin e kalimit në radhët e dardanëve mesfushori defanziv ka angazhuar avokat në mënyrë që përmes FIFA-s t’ia mundësoj vetes transferimin te Kosova
Futbollisti i ekipit turk, Kasimpasa, pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.
“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Sadiku fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Suedisë, pastaj kishte luajtur edhe për Kosovën në miqësoret e para-anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe në ndërkohë e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë.
Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA 27-vjeçari kishte dashur t’i kthehet Kosovës, sikurse disa lojtarë tjerë, por procesi iu kishte ndërlikuar