Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre, një rast i tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një burrë ka kërcënuar ish-partneren.
Sipas raportimeve viktima ka denoncuar rastin në Polici, me forcat e rendit që kanë arrestuar menjëherë të dyshuarin.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe masën e ndalimit policor për 48 orë.