Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët gjatë ditës së sotme kanë mbajtur tubim në qytetin e Fushë-Kosovës.
Ata janë mirëpritur masivisht nga banorët e këtij qyteti. Prezent në këtë tubim nuk ishte kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj.
Ai tash e disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo nga amerika Haradinaj ka falënderuar qytetarët e FushëKosovës për mbështetje.
”Fushë Kosova është Kosova në miniaturë.Faleminderit për tubimin madhështor!”, ka shkruar Haradinaj.