Varrimi për Papa Françeskun do të bëhet të shtunën.
Kështu ka njoftuar Vatikani të martën, raporton ABC News.
Për vdekjen e Papës kanë reaguar shumë liderë të vendeve të ndryshme.
Një nga ta, ka qenë edhe presidenti argjentinas Javier Milei, i cili ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në Argjentinë dhe njoftoi se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papa Françeskut.
“I dërgojmë ngushëllimet tona familjes Bergoglio”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Milei. “Presidenti qëndron me të gjithë ata që e shpallin besimin katolik dhe e njohin Papnin Suprem si një udhëheqës shpirtëror gjatë kësaj kohe të trishtuar.” /Gazeta Papirus/