Mot i nxehtë do të mbajë këtë fundjavë në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorolgjik të Kosovës të shtunën dhe të dielën temperaturat do të arrijnë deri në 28 gradë celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare”.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-3m/s”, njofton ky institut.