GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Fundi i romancës së Kurtit me evropianët

22/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Fundi i romancës së Kurtit me evropianët
Share on FacebookShare on Twitter

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, përfundoi dje në listën e zezë të LVV-së. Kaq nga romanca diplomatike e Kryeministrit Kurti me dyshen socialiste të BE-së, që vinte nga Spanja e Sllovakia. Kurti dikur ata i kishte vlerësuar si më të përshtatshmit për t’i zgjidhur problemet me Serbinë.

Mosmarrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës dje në Bruksel ishte më e thellë se kaq. Kryeministri Kurti u shpall fajtor nga dikur diplomati i tij i preferuar, Josep Borrell.

Kur diplomacia evropiane, rrjedhimisht edhe ndërmjetësimi i dialogut, ishin vënë në duar Josep Borrellit, si Përfaqësues i Lartë i BE-së dhe Miroslav Lajcak, si Përfaqësues i Posaçëm, kishte shumë skeptikë në Kosovë. Negociatat me Serbinë do t’i ndërmjetësonin dy diplomatë që vinin nga dy shtete që nuk e njihnin Kosovën.

Por, Kurti, si rrallëherë, nuk ishte në tribunën e skeptikëve. Lideri që sapo i kishte fituar zgjedhje, në vitin 2020 shprehej i lumtur për formacionin e ri të diplomacisë së Bashkimit Evropian.

Borrell mori detyrën në dhjetor të 2019-s dhe ardhja e tyre përkonte me kohën kur SHBA-ja e kishte deleguar diplomatin Richard Grenell të merrej me dialogun Kosovë – Serbi.

Është e paqartë se a e ofroi Kurtin me diplomatët evropianë më shumë qasja e Grenellit që s’i pëlqente, a kishte një përafrim të natyrshëm, që origjinën e pati te përkatësia e tyre ideologjike. Apo, sa më shumë i shante ish-Presidenti Hashim Thaçin përfaqësuesit evropianë atë kohë, më shumë i donte Kurti.

“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë”, thoshte Kurti gjatë drejtimit të Qeverisë së tij të parë, për të arsyetuar mosmarrëveshjet me SHBA-në dhe përputhjen me BE-në.

Por, dje gjërat ndryshuan. Ndërruan kufijtë politikë që Kurti në 2020 i përshkruante me ata gjeografikë.

Përfaqësuesi i BE-së doli dje nga takimi tetë orësh në Bruksel dhe njoftoi që s’ishte arritur asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka bërë një propozim, të cilin e ka pranuar Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, por e ka refuzuar Kryeministri Kurti.

“Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuçiq e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha të hënën Borrell.

Çështja e targave që po vazhdon prej verës, dukej se e ka acaruar Borrellin, i cili dje pas takimit me Kurtin dhe Vuciqin tha se po shkohej “nga kriza në krizë”.

Kryediplomati evropian nuk po kursehej me akuza dhe nuk po e fshehte zemërimin. Ai tha se do t’i njoftonte të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian për sjelljen dhe mungesën e respektit, vecanërisht të Kosovës.

As Kryeministri Kurti nuk e kurseu Borrellin pas takimit, duke thënë se ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

“Sot po them me keqardhje, ai [Borrell] hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, u tha Kurti mediave në Bruksel”, tha Kurti

Pas Kryeministrit, emri i Borrellit ra në duart e ushtrisë virtuale të LV-së.

Bashkëpunëtori i afërt i Kurtit, Elvis Hoxha, shkroi: “Ti nuk mundesh, …edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh. Kjo shprehje vlen për klane mafioze, për sekserë të ulët dhe përfaqësues të lartë, madje edhe për shtete gadishuj apo shtete gjenocidalë”.

Sot, ndërkaq, deputeti besnik i Kurtit, Mefail Bajqinovci, gjeti një nofkë morbide për spanjollin, të cilit ia publikoi një fotografi bardh e zi, duke shkruar mbi të Vorrell.

Ambasada amerikane dhe zyrtarë të tjerë amerikanë prej javësh i kanë kërkuar vazhdimisht Kryeministrit Kurti që të pezullonte për 10 muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave ilegale që i lëshon Serbia për rajone të Kosovës.

Dhe, amerikanët ishin të parët që po kritikoheshin për qasjen e tyre karshi Qeverisë së Kosovës, nga përkrahësit e saj.

Por dje pati zhvillime befasuese. Pas mesnatës, Ambasada amerikane njoftoi se i ka bërë një propozim Qeverisë për ta shturë 48 orë fazën e gjobitjes, që planifikohej të niste sot, më 22 nëntor. Dhe, menjëherë pas Ambasadorit Jeff Hovenier, Kurti shkroi se e ka pranuar kërkesën e amerikanëve.

Dita e Kryeministrit dje kishte nisur herët e kishte zgjatur shumë. Natën e përmbylli me një garancë nga amerikanët, me të cilët dukej që sa se nuk po merrej vesh dhe shpresat i kishte te Brukseli.

 

Tags: Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Hoti: Takimet që paska nisur Kurti për buxhetin 2023 janë farsë, konsultimet mbahen përpara

Next Post

Haradinaj: Jam i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit, por të gjithë neve si Kosovë

Next Post
Haradinaj: Jam i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit, por të gjithë neve si Kosovë

Haradinaj: Jam i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit, por të gjithë neve si Kosovë

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.