GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Fund i pandemisë apo e ardhme me virusin

04/01/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:3 mins read
Fund i pandemisë apo e ardhme me virusin
Share on FacebookShare on Twitter

Njerëz në mbarë botën vazhdojnë të sëmuren dhe të vdesin nga COVID-29. Shumica e viktimave janë të pavaksinuar.

A do të përfundojë pandemia në një të ardhme të parashikueshme, apo do të duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin që e shkakton sëmundjen COVID-19?

Francis Collins është drejtor në largim i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA. Ai thotë se është e mahnitshme se si vaksinat kanë arritur të jenë të sigurta dhe efektivë në më pak se 12 muaj.

“Shumëçka varet nga mënyra se si do të rrisim numrin e vaksinave që do të arrijnë te njerëzit në ato pjesë të botës që ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim i mahnitshëm shkencor. Është e mahnitshme që vaksinat kanë arritur të jenë të sigurta dhe efektive në më pak se 12 muaj. Nuk e kemi parë këtë kurrë më parë. Por, shumë njerëz vazhdojnë të presin. Dhe kështu SARS-COVD-2 vazhdon të bëjë festë të madhe në pjesë të ndryshme të botës”, ka deklaruar Collins.

Shpresa për vitin 2022 është që vaksinat kundër koronavirusit të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër varianteve të reja të koronavirusit, përfshirë variantin Omicron që është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, në muajin nëntor.

Omicron ka më shumë mutacione se varianti dominues Delta.

Disa druajnë se kjo mund ta bëjë atë më ngjitës, më të rrezikshëm ose më rezistues ndaj vaksinave aktuale.

Dr. Collins ka thënë në fund të nëntorit se shfaqja e Omicronit nuk është lajm i mirë, por se nuk ka vend për panik.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë më 29 nëntor se është shumë herët për të nxjerrë përfundime.

“Nuk e dimë ende nëse Omicron ka të bëjë me transmetim më të madh, me sëmundje më të rëndë, me më shumë rrezik infeksioni apo me rrezik më të madh për shmangien e vaksinave. Shkencëtarët në OBSH dhe në mbarë botën po punojnë urgjentisht për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve”, ka deklaruar ai.

Izolimet, kërkesat për mbajtjen e maskave dhe kufizimet sociale janë dëshmuar si masa efektive për kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Ato kanë gjasa të mbesin pjesë e jetës sonë edhe në vitin 2020.

Shumë vende në Evropë kanë rikthyer masat e tilla, kryesisht për të pavaksinuarit, pasi shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm gjatë vjeshtës dhe fillimit të dimrit.

Paul Hunter, profesor në Shkollën e Mjekësisë Norëich në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se izolimet u kanë dhënë kohë shkencëtarëve për të zhvilluar vaksina, por shton se efektiviteti i tyre do të zbehet.

“Kjo është ana tjetër e këtyre ndërhyrjeve jofarmaceutike, ato nuk e parandalojnë kurrë infeksionin. Ato e zvogëlojnë përhapjen dhe, për rrjedhojë, shtyjnë shumë infeksione që do të ndodhnin më herët”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se çrrënjosja e sëmundjes COVID-19 nuk është opsion dhe se virusi SARS-CoV-2 është këtu për të qëndruar.

Por, megjithatë, ai shton se rreziku për jetën e njeriut do të zvogëlohet shumë.

“Ky nuk është koronavirusi i parë që ka shkaktuar një pandemi shkatërruese. I fundit ka qenë ndoshta rreth 130 vjet më parë, gripi rus. Dhe, në fund të vitit, virusi qëndron. Virusi që ka shkaktuar gripin rus 130 vjet më parë dhe ka shkaktuar miliona vdekje, vazhdon të jetë me ne, por është vetëm një nga shkaqet e një ftohjeje të zakonshme. Shumica e njerëzve që punojnë në imunologjinë e sëmundjeve infektive, bien dakord se ky virus do të bëhet vetëm një shkaktar tjetër i të ftohtit të zakonshëm, brenda pak vitesh”, ka deklaruar ai./REL/

Tags: Fund i pandemisë
ShareTweetShare
Previous Post

Ivanka Trump tërheq vëmendjen në plazh duke luajtur futboll amerikan

Next Post

“Tërmetet mund të rrezikojnë furnizimin me ujë në Kosovë”, paralajmëron kryeshefi i Ujësjellësit

Next Post
Tërmet në Kosovë

“Tërmetet mund të rrezikojnë furnizimin me ujë në Kosovë”, paralajmëron kryeshefi i Ujësjellësit

Lajmet e fundit

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

22/05/2025
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22/05/2025
SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

22/05/2025
Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, me homologun shqiptar flasin për thellimin e bashkëpunimit

Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, me homologun shqiptar flasin për thellimin e bashkëpunimit

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Forumi i Intelektualëve aderon në Nismën Socialdemokrate

22/05/2025
Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Vuçiq flet në telefon me Zelenskyn, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

22/05/2025
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22/05/2025
SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.