Seanca e Kuvendit të Zetës së Malit të Zi për anulimin e vendimit të qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës në territorin e asaj komune, e cila është caktuar për sot pas mbylljes së votimit, me shumë gjasa nuk do të mbahet për shkak se nuk ka kuorum për të.
Klubi “Për të ardhmen e Zetës”, i cili ka 16 ulëse në Kuvend Komunal (nga gjithsej 32) dhe këshilltarja e Partisë Popullore Socialiste (SNP) Sllagjana Kalugjeroviq, e konfirmoi se s’do të marrin pjesë në këtë seancë.
Klubi “Për të ardhmen e Zetës” beson se nuk duhet të mbajë mbledhje natën e zgjedhjeve kombëtare, në godinën ku janë dy qendra votimi.
Ai klub ka iniciuar propozimin për çnjohjen e Kosovës. Ata kanë shumicën për të marrë vendim për anulimin e njohjes së Kosovës, duke qenë se Kalugjeroviq ka deklaruar mbështetjen e saj për iniciativën e tyre.
Siç njoftoi dje “Vijesti”, seanca nuk është anuluar edhe pse Komisioni Shtetëror Zgjedhor atje indirekt ka deklaruar se nuk ishte zgjidhja më e mirë mbajtja e saj në natën e zgjedhjeve. /Insajderi.org/