Forca e Sigurisë së Kosovës po bëhej me ngadalë ushtri në dhjetor të vitit 2018, por kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mashtruar nga Vushtrria duke thënë se qeveritë paraprake nuk e armatosnin ushtrinë për dy arsye që i la të hapura: “Ose s’donin, ose partnerët tanë s’ua shitnin”.
“A thua pse qeveritë e kaluara nuk kanë blerë armatim për ushtrinë? Ose s’kanë dashtë ose s’ua kanë shitë?”, pyeti Kurti.
“Po ua lë juve, pse këta s’kanë ble armatim për ushtrinë tonë?”, tha ai.
“Së paku 1 miliardë për ushtri (për katër vjet mandat). Mezi presim t’i zhvillojmë dronët tonë ushtarak ‘Made in Kosova’”, tha ai.