Me qetësi i kryejnë kontrollet e terrenit dhe falë trajnimit të tyre nëntë javor, befasia është e panjohur për ta. Me aftësi të larta ushtarake, një grup i rekrutëve të Ushtrisë së Kosovës iu përgjigjën një sulmi të armikut. Edhe tërheqja nga vija e frontit, bëhet duke u kujdesur për njëri-tjetrin.
I gjithë trajnimi mbikëqyret nga instruktorët.
Me vëmendje të lartë mësohen edhe hartat topografike.
Edhe në këtë pjesë të trajnimit, puna ekipore është goxha e rëndësishme, pasi një presje apo numër i gabuar mund të jetë fatal në fushëbetejë.
Në terrenet malore, ushtarët e rinj të Kosovës i mësojnë edhe teknikat e kamuflimit.
Si një nga teknikat bazë të mbijetesës dhe të sulmit në befasi, në këtë lloj trajnimi edhe frymëmarrja e ushtarëve vështirë se dëgjohet.
Punë me frymëmarrje kanë edhe pjesëtarët e rinj të deminimit.
Si një punët më të vështira në terren, jeta e tyre varet nga çdo hap që bëjnë.
Me pajisjet që kanë, bëjnë shpimin e tokës për t’u tërhequr në mënyrë të sigurt nga kanë ardhur.
Ndërsa pajisjen kryesore të një ushtaraku, mësojnë ta njohin në detaje.
Pas njohjes së tyre, radhën e ka shënjestërimi.
Qitjet me armë, mësohen të ekzekutohen në tri pozita.
Pas qitjeve, vjen edhe pastrimi e sigurimi i tyre.
Të gjitha këto përgatitje bëhen për një qëllim të vetëm.
Në fushëbetejë, ushtarët përgatiten edhe për më të keqen.
Në mënyrë që kjo të mos bëhet më e madhe, nevojitet reagim urgjent.
Për shumë kënd rrugëtimi për t’u bërë ushtar mund të duket i vështirë, por për ata që ecin kësaj rruge, është një ëndërr.
Disiplina në trajnime u përsëritet në çdo ditë ushtarëve.
Si një poezi që mund të mësohet në shkollë, ashtu duhet të mësohen edhe urdhrat nga hierarkia.
Përditshmëri për ta janë edhe trajnimet fizike që fillojnë qysh nga orët e hershme të mëngjesit.
Në çdo zgjim të tyre nga gjumi, këta mendojnë vetëm për një gjë.
Por jo të gjithë mund t’i kalojnë këto trajnime, pasi 7 deri në 12% e tyre dështojnë rrugës.
Arsyet e kësaj, i ka treguar major Sejdi Ahmeti.
Si të nevojshëm për ushtrinë, ministri Mehaj është shprehur se nevojiten edhe mbi 20 mijë rezervistë.
Por si janë procedurat e rekrutimit të tyre?
Nga 281 rekrutë sa kanë filluar, në javën e fundit kanë mbetur 257 sish, e të cilët të premten do ta kenë edhe ceremoninë e betimit.