Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar marrëveshja teknike e Ministrisë së Mbrojtjes me Qeverinë e Polonisë, për zbarkimin e FSK-së në Poloni, në kuadër të operacionit ushtarak “Atlantic Resolve”.
Për këtë marrëveshje ka folur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se FSK do të qëndrojë përkohësisht në Poloni dhe është pjesë e bashkë zbarkimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s.
“Shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes teknike mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Polonisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së për të qenë forcë ndërvepruese me NATO-n si dhe vullnetin e përbashkët që FSK të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah vendeve partnere respektivisht për pjesëmarrjen në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve” si pjesë e bashkëzbarkimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s për qëndrimin e përkohshëm të trupave të FSK-së Poloni. Duke pasë parasysh se aprovimi do t’i hapte rrugë procedimit të mëtejmë ju ftoj ta miratoni këtë marrëveshje” ,ka thënë Mehaj.