Forca e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Për këtë stërvitje ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se po vazhdohet me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacioni luftarake.
“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të forte”, ka shkruar Mehaj.
https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/338842198357167