Në një operacion të përbashkët, Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës, EOD e KFOR-it Amerikan dhe EOD e KFOR-it Ukrainas, është bërë asgjësimi i 1447 municioneve eksplozive të cilat ishin gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj.
Operacioni i demolimit është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së në fshatin Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.