Të jetosh në fshat, larg zhurmës së qytetit, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Kur jeton në fshat, i njeh të gjithë familjet dhe banorët, pasi shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës.
Por, ekziston në botë një fshat ku të gjithë banorët e tij jo vetëm që jetojnë pranë me njëri-tjetrin, por madje jetojnë në të njëjtën ndërtesë. Ky fshat ka vetëm një sipërfaqe prej 50 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej rreth 200 banorësh.
Bëhet fjalë për Whittier në Alaskë, një vend i rrethuar nga shkëmbinj dhe ujëra të akullta, për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat përballet pothuajse çdo ditë të vitit. Në këtë mjedis spikat një ndërtesë e madhe, e njohur si Kulla Begich, në të cilën është mbledhur e gjithë jeta e zonës, pasi një pjesë e madhe e njerëzve jetojnë në të. Ndërtesa është një pallat me 3 shkallë dhe 14 kate. Në të jetojnë 220 banorë.
Origjina e këtij fshati në Alaskë nis në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Para vitit 1943, në zonën ku sot është përqendruar aktiviteti kryesor i fshatit, nuk ishte ndërtuar asgjë. Ushtria amerikane më pas ndërtoi atje bazën ushtarake Camp Sullivan, me synimin për të shërbyer si një pikë hyrjeje për ushtarët që do të dërgoheshin në Alaskë.