Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas takimit me dy udhëheqësit ballkanikë, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në deklaratën e tij për shtyp tha se është i shqetësuar për situatën e sigurisë në Veri të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën në katër komunat.
Përfundoni me dhimbjen e kyceve në një kohë të shkurtër me këtë
Zbulohet telefonata me policinë e 14-vjeçarit që tronditi Beogradin sot – …
“Shpreha edhe një herë shqetësimin tonë të madh për situatën në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit të pjesshme me pjesëmarrje shumë të ulët”, tha Borrell në mbrëmjen e 2 majit.
“Duke marrë parasysh këtë shkallë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate, përkundrazi ndoshta kanë potencial për të çuar situatën drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë”, shtoi ai.
Për këtë Gazeta Express ka pyetur KFOR’in nëse ka cenim të stabilitetit në pjesën veriore të vendit. Në përgjigje thuhet se misioni i KFOR është në krye të detyrës për sigurim të paqes, derisa shton se po ofron kushtet e nevojshme që BE të udhëheqë me dialogun.
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR-i gjithashtu vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE të mund të ecin përpara”.
Ndërkaq, për hapjen e mundshme të Urës së Ibrit dhe nëse ky veprim mund të çojë në tensione, KFOR tha se kjo duhet të bëhet përmes dialogut.
“Rihapja e Urës së Ibrit është një çështje që duhet zgjidhur përmes dialogut politik”.
Borrell në deklarimin e tij kishte thënë se duke marrë parasysh këtë pjesëmarrje shumë të ulët është e qartë se këto zgjedhje nuk ofrojnë një zgjidhje politike afatgjatë por se shpreson se nuk do të ndodhë kriza.
“Kjo nuk është ajo që ne duam të ndodhë. Shpresoj se askush nuk do që të ndodhë. Por ekziston një rrezik i madh dhe për këtë arsye unë u kam kërkuar të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen me shpejtësi në institucionet që lanë në nëntor të vitit të kaluar”.
Edhe kryeministri Kurti kishte pranuar se zgjedhjet në veri nuk do të jepnin zgjidhje afatgjate.