Mbrëmë në Pressing të T7 në një intervistë ekskluzive ka folur ministri i Infrastrukturës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu. Kjo intervistë e Aliut ka qenë paraqitja e tij e parë televizive pas raportimeve në media për projektin infrastrukturorë Dollc-Gjakovë dhe për ngritjen e dyshimeve se këshilltari i Aliut është përfshirë në një aferë korruptive, gjë për të cilën tashmë Prokuroria Speciale ka nisur edhe hetime.
Por për gjithë deklarimet në Pressing të T7, për mohimin e aferës dhe për banesën në lagjen Marigona, një analizë deklaratave të Aliut ua ka bërë ish-bashkëpartiaku, Frashër Krasniqi, i cili rrugëtimin e tij politik e ka vazhduar pas Molliqajt në Partinë Socialdemokrate, raporton Express.
Krasniqi thotë se deklarimet e ministrit se kanë pritur që do të jetë një skandal shumë i madh, tregojnë se në ministrinë që drejton Aliu ndodhin skandale edhe më të mëdha.
Ndërkohë, sa i përket deklarimeve për banesën e blerë në lagjen Marigona, Kransiqi thotë se Liburn Aliut mbase si kujtohet çmimi se ndoshta ka shumë para, apo se ndoshta i vije turp që të tregojë sa shtrenjtë e ka blerë.