Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar ndaj situatës në veri të Kosovës.
Sipas kësaj ministrie, Franca e dënon dhunën në veri dhe u bën thirrje palëve, sidomos Qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.“Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të
Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.