Xhamitë nëpër fshatra e qytete të Kosovës janë bërë cak të hajnave, të cikët po thyejnë e më pas vjedhin paratë që mblidhen në arka për mirëmbajtje të xhamive.
Rasti më i fundit ka ndodhur në xhaminë e Drenasit ku një person ka hyrë dhe thyer arkën dhe ka vjedhur të gjitha paratë që gjendeshin aty,
Në një postim të publikuar nga hoxha Osman Musliu shihet se si personi hynë brenda xhamisë dhe thyen arkën dhe vjedh paratë.
“Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e meritua!”, ka shkruar hoxha Osman Musliu i cili ka publikuar edhe pamje.