GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Foto:Agim Bahtiri e la Komunën e Mitrovicës me borxhe.Mbi 9 milionë euro detyrime të papaguara

14/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Foto:Agim Bahtiri e la Komunën e Mitrovicës me borxhe.Mbi 9 milionë euro detyrime të papaguara
Share on FacebookShare on Twitter

Afro 4 milionë euro i trashëgoi qeverisja e re e Komunës së Mitrovicës borxhe prej qeverisjes së Agim Bahtirit. Ende pa e kompletuar mirë kabinetin e tij, kryetari i zgjedhur më 17 tetor të këtij viti, Bedri Hamza, po përballet me një hendek financiar në buxhetin e komunës.

Lidhur me këtë Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se vetëm deri më 30 nëntor të këtij viti, gjithsej borxhi i grumbulluar në komunë arrin vlerën e 3 milionë e 957 mijë e 506 eurosh.

“Drejtoria për Buxhet dhe Financa bëjnë të ditur se obligimet (Borxhet) e papaguara të organizatës sonë buxhetore deri më datën 30.11.2021 janë gjithsej 3,957,506.27 euro’’, thuhet në përgjigjen e Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa, në vlerë të gati 5 milionë euro janë edhe obligimet gjyqësore që kjo komunë ka për 19 vite me radhë, që në procese gjyqësore janë edhe gjykimet që lidhen me stafin arsimor, si ato për shujtat, licencimet, transportet, etj.

“Ndërsa, në procedurat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Gjykatën Themelore – Departamenti Ekonomik në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit në Prishtinë, për vitet 2002-2021 obligimet janë në shumën prej 4,537,055.00 euro. Po ashtu, në procese gjyqësore janë edhe gjykime lidhur me stafin arsimor, të këtyre natyrave (shujta, paga jubilare, paga përcjellëse, licencime dhe transport)”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Mitrovicës për Demokracia.com.

Vlera më e lartë e borxhit është si investim kapital, me 2 milionë e 106 mijë e 290 euro.

Nga Paga dhe Mëditjet janë gjithsej 629 mijë e 348 euro të borxhit në pritje të përmbarimit nga thesari.

Nga Mallrat dhe Shërbimet janë gjithsej 627 mijë e 265 euro si borxhe të komunës dhe 401 mijë e 167 euro nga borxhet në pritje të përmbarimit, që totali i borxhit është 1 milion e 28 mijë e 433 euro.

Shpenzimet Komunale janë më të ulëta në krahasim me shumën e borxheve të tjera, që janë në vlerë prej 61 mijë e 501 euro.

Si borxhe komunale, po ashtu, janë edhe Subvencione dhe Transfere në vlerë prej 131 mijë e 933 euro.

Ndërsa, nga Investimet Kapitale janë 574 mijë e 272 euro nga borxhet komunale dhe 1 milion e 532 mijë e 18 euro në pritje të përmbarimit dhe gjithsej borxhin prej 2 milionë e 106 mijë e 290 euro.

Nga e gjithë kjo, borxhi komunal arrin shumën në 1 milionë e 394 mijë e 972 euro dhe borxhi në pritje të përmbarimit nga thesari arrin në gjithsej 2 milionë e 562 mijë e 533 euro, që në total i bie të jenë 3 milionë e 957 mijë e 506 euro. Ndërsa, nëse marrim parasysh edhe rreth 5 milionë euro si obligime gjyqësore, vlera e borxheve të tërësishme të Komunës së Mitrovicës sillet në mbi 9 milionë euro.

Tags: Komuna e Mitrovicës
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj :Vetëvendosje duhet të kuptojë kur vëllai i Shkëlzenit e Luanit takohet me serbë nuk humbin shqiptarët.

Next Post

Berisha: a ka qenë kryeministri Kurti i armatosur apo i mobilizuar në shtabe të zonave.

Next Post
Berisha: a ka qenë kryeministri Kurti i armatosur apo i mobilizuar në shtabe të zonave.

Berisha: a ka qenë kryeministri Kurti i armatosur apo i mobilizuar në shtabe të zonave.

Lajmet e fundit

Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

27/05/2025
Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

27/05/2025
Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

27/05/2025
Djali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë – VV-ja e ka bllokuar konstituimin e kuvendit

Djali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë – VV-ja e ka bllokuar konstituimin e kuvendit

27/05/2025
Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

27/05/2025
Avokati Çerkini: Bekim Hoxha po intervistohet nga hetuesit e krimeve ekonomike në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Avokati Çerkini: Bekim Hoxha po intervistohet nga hetuesit e krimeve ekonomike në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

27/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

27/05/2025
Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

27/05/2025
Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

Aktori “Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burgim me kusht për protestat në Gezi

27/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.