Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në drejtimin Duhël-Suharekë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Në ora 10:47, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Duhël-Suharekë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”.
Ai tha më tej se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin./Demokracia.com/