Arben Xheladini dhe Mon Balaj, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 15 vjet më parë.
Derisa mijëra protestues kundërshtonin dokumentin e Ahtisaarit, protesta në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
IndeksOnline ju sjell pamje nga varrimi i Mon Balajt në Podujevë, ku me kurora lulesh shihen tashmë njerëzit që janë në krye të shtetit dhe disa që janë kundër qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Në fytyrat e Glauk Konjufcës e Liburn Aliut shihet edhe dhuna që është përdorur ndaj tyre në protestë.
Në varrim shihet të kenë marrë pjesë edhe tashmë kundërshtarët më të fortë të pushtetit, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Blerim Maqestena, Aida Dërguti e aktivistë tjerë të PSD-së.
Në foto shihet po ashtu edhe deputeti i VV-së, Nijazi Isaku, aktivisti tashmë i ndjerë Arbnor Dehari, etj.
KMDLNJ ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës./IndeksOnline/