GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Foto Gazetari i “The Guardian”, Justin Jin, ka vizituar pasurin e gazit rus që shtrihet në polin e ftohtë të veriut

07/03/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Foto Gazetari i “The Guardian”, Justin Jin, ka vizituar  pasurin e gazit rus që shtrihet në polin e ftohtë të veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Gazi rus është “asi” i Vladimir Putin në përballjen e tij me Perëndimin, që ka marrë zhvillime dramatike prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi i Ukrainës. Por për nxjerrjen e tij, në zonat më të ftohta të globit, inxhinierët rusë duhet të zhvillojnë një luftë të vërtetë me kushtet atmosferike.

Gazetari i “The Guardian”, Justin Jin, e ka vizituar këtë pasuri të rusëve, që sot, në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë më të tensionuara se kurrë, ka vlerë edhe më të madhe.

Arktiku rus është një sipërfaqe prej 7000 kilometrash katrorë, në Polin e Veriut, dhe shtrihet nga Finlanda deri në Alaskë. Kushtet e jetesës aty janë ekstremisht të vështira, por aq mjafton për të punuar për nxjerrjen e gazit të fshehur nën tokë.

Në dekadat e fundit, teksa shkencëtarët rusë zbulonin miliarda tonelata naftë dhe gaz të “burgosur” nën tundrën arktike, Kremlini ka mbështetur kompanitë energjetike ruse që të mos i humbin këto burime strategjike. Inxhinierë dhe minatorë nga e gjithë bota punojnë me periudha të shkurtra, duke kërkuar thesarin e fshehur disa kilometra nën tokë. Ata shkojnë atje me pajisje të shtrenjta e të sofistikuara dhe fitojnë shuma të konsiderueshme për mundin e tyre. Për të mbërritur në disa prej zonave, udhëtimi zgjat deri në 40 orë. Pemët zhduken dalëngadalë dhe i ftohti polar mbështjell trenin, i vetmi mjet për të arritur deri në cepin më të largët.

Në këtë pjesë të globit përzihen mënyra jetese që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Për qindra vite, Arktiku rus ka qenë vetëm shtëpia e nenetëve, një popullsi indigjene që merrej me rritjen e drerëve, kryesisht për mishin e tyre, por së fundmi edhe për brirët, që shiten si afrodiziak në Kinë.

Kur qeveria sovjetike u përpoq të detyronte këta nomadë që të ngrinin kooperativa, disa prej tyre përfunduan nëpër pallate, duke ndryshuar në mënyrë drastike jetën. Në këto qytete të ngritura aty, jetojnë ende sot edhe trashëgimtarët e të burgosurve të Stalinit. Edhe pse gulagët u shpërbënë pas vdekjes së diktatorit në vitet 1950, shumë ish të burgosur vendosën të qëndronin aty.

Rrogat më të larta se mesatarja u përdorën për të tërhequr minatorë. Për pak kohë, zona lulëzoi. Por kjo nuk zgjati shumë. Goditjen përfundimtare ia dha shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Banorët e qyteteve, që janë deri në 1900 kilometra larg Moskës dhe temperaturat arrijnë deri në -50 gradë celsius, zgjodhën të largohen. Sipërfaqe të tëra sot janë të shkretuara. Megjithatë, qeveria ruse po përpiqet me çdo kusht që të rigjallërojë zonën, duke e ditur mirë se sa i rëndësishëm është thesari qe fshihet poshtë saj, aq më tepër në kohë lufte./

Tags: Gazi rus
ShareTweetShare
Previous Post

Forcat ukrainase publikojnë video duke u tallur me çeçenin Kadyrov (Video)

Next Post

Konsullata e Shqipërisë në Ukrainë bombardohet nga trupat ruse, fatmirësisht nuk ka të lënduar (Video)

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.