Krahas personave të tjerë të maskuar që kanë goditur protestuesit nga brenda selisë së PD-së dhe iu kanë hedhur gaz lotsjellës, është parë edhe deputeti Ervin Salianji me një shkop druri në dorë. Nuk dihet nëse Salianji e ka përdorur apo jo shkopin, por foto që shihni po bën xhiron e rrjetit. Me ndërhyrjen e policisë protestuesit janë larguar nga selia e PD.