Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Jashari ka zënë vendin e Rrahman Ramës, i cili deri në këtë ditë ka ushtruar detyrën e komandantit.
Bashkim Jashari është djali i Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Por, sa është i pasur komandanti i ri i FSK-së?
Në Agjencinë Kundër Korrupsion figuron se Bashkim Jashari, ka një banesë prej 89 m2 ku vlerën e saj nuk e ka deklaruar.
Po, ashtu është është bashkë-pronar- aksionar prej 20% që nga viti 2013 në një pronë të paluajtshme për qirambajtje për 99 vite.
Jashari po ashtu nga viti 2006-2019 ka poseduar edhe aksione në shoqëri komerciale. Ai në shoqërinë komerciale “Premium Group Kosova SHPK”, e cila ka pasur kapital në vlerë 162 mijë e 500 euro, ka pasur përqindje të aksioneve në vlerë prej 12.50%.
Komandanti i ri i FSK-së po del të jetë që është i pasur edhe me para të gatshme, shkruan FrontOnline.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, Jashari ka para të gatshme në tri institucione financiare.
Në njërën prej tyre 347.23 euro janë në emër të bashkëshortes, derisa në dy të tjera janë në emër të tij.
Hiç më pak se 81 mijë e 699.06 euro e në tjetrën 15.32 euro i ka deklaruar në AKK, komandanti Bashkim Jashari.
Për të nuk mungojnë as të hyrat vjetore e të cilat po dalin të jenë mjaftë të “majme”. Pagë mujore në Ministrinë e Mbrojtjes merr një mijë e 671.04 euro neto, 225 euro benificion si invalid i luftës së UÇK-së, dhe nga qeratë merr dy mijë e 467.56 euro.
Pension nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale merr edhe bashkëshortja e tij prej 170 euro.
Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.