Shanset që një foshnjë e porsalindur të mbijetojë në Gaza tani janë të vogla.
Në repartin e kequshqyerjes në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, foshnjat vetëm disa ditëshe dhe shpesh të lindura para kohe, luftojnë për jetën e tyre.
Nënat janë aq të kequshqyera sa nuk mund të ushqehen me gji, dhe kështu foshnjat po vdesin nga uria, sepse nuk mund të marrin ushqimin jetik për të cilin kanë nevojë të porsalindurit.
“Brenda dy javësh, ne zbuluam më shumë se 250 pacientë me kequshqyerje”, tha Dr Hassam Abu Safah, drejtori i spitalit, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“E gjitha kjo u zbulua në një spital, spitalin tonë, që do të thotë se numri ka shumë të ngjarë të rritet në ditët në vijim. Ne i kërkojmë botës të lejojë hyrjen e ushqimit dhe hyrjen e ujit të pastër.”
Sky News, raportoi se trupi i një foshnjeje nuk ia doli, u shtri në një inkubator spitali, në pritje të varrimit. Ajo lindi dy muaj para kohe, sepse nëna e saj ishte shumë e rraskapitur.
Trupi i saj i vogël tani u mbështjellë me një qefin jeshil.
Një tjetër, u raportua se luftonte për çdo frymëmarrje, kockat e brinjëve të ekspozuar ngriheshin lart e poshtë me pak forcë që ajo ka për të vazhduar të jetojë.
Kalimi kufitar Rafah me Egjiptin mbetet i mbyllur për shkak se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vazhdojnë të pushtojnë dhe operojnë në tokën përreth.