Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca fillestare për rastin skandaloz që ndodhi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Ngjarja tronditëse kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në Repartin e Gjinekologjisë të këtij spitali.
Të pandehurit, gjinekologu S.I. dhe infermierja L.A., janë paraqitur në seancë pa mbrojtës ligjor, transmeton Gazeta Papirus.
Pakujdesia e madhe e stafit mjekësor çoi në një tragjedi të paimagjinueshme – një foshnje e vdekur përfundoi në lavatriçen e çarçafëve dhe u nxor prej andej copa-copa.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar rastin, familjarët njoftuan policinë, duke e çuar çështjen përpara drejtësisë.