Klinika e Gjinekologjisë ka njoftuar se foshnja e parë e lindur më 2022 është djalë nga Prishtina.
Drejtori Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka konfirmuar se pacientja me iniciale H.Sh, përmes prerjes cezariane, e lindi foshnjën e parë këtë vit.
“Porsa përfundoi lindja e parë në vitin 2022, pacientja H.SH, lindja e parë u krye me prerje cezariane, lindi fëmijë të gjinisë mashkullore, pesha trupore 3.18 kg”, ka konfirmuar Ismajli.
Gjithashtu, drejtori njoftoi se gjatë vitit 2021 klinika ka pasur 8 mijë e 840 lindje.
“Vitin që lamë pas kemi pasur 8 mijë e 840 lindje, 5 mijë e 800 operacione, ka qenë vit i rëndë kur kemi parasysh edhe pandeminë. Por, falë angazhimit të personelit arritëm t’ia dalim dhe ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Ismajli.
“Aktualisht nuk kemi asnjë shtatzënë me Covid-19”, shtoi Ismajli.