Prof.dr. Sabahajdin Cena
FORTESA E ANADRINIT “ËSHTË
GJAKU YNË QË NUK FALET” I V
SKËNDER MURAT REXHEPI,
KOMANDANT “HEKURI”
Hero i Kosovës
3. 06. 1965 – 21. 01. 1999
“Kush po qet te Ballabregi?!
I Mrasorit Skënder Rexhepi,
E dragojt që i ka me veti:
T’Krushës s’ Madhe Fitim Durakun,
Për shok’ t’ vet ai p’e merr hakun.
Prej Pirane, Xhavit Elshani,
Prej Palluzhe, M’staf’ Bajraktari”.
Skëndedr Rexhepi është i lindur më 3 qershor të vitit 1965 në fshatin Mrasor të Rahovecit. U lind dhe u rrit në një familje të njohur atdhetarësh të cilët përherë qëndronin në ballin e furtunave që i kanoseshin shqiptarisë. Si pasardhës të Pajazitit të Mrasorit të Rahovecit, për tërë Anadrinin, Rexhepët e Mrasorit ishin të njohur si mikpritës e bujar. por edhe guximtar dhe tejet të vendosur, pavarësisht prej pasojave prandaj në këtio kulla të Mrasorit janë mbajtur tubime shumë të rëndësishme për zhvillimin e ngjarjeve në të mirë të organizimeve të rezistencës së armatosur.
Në këto kulla të Pajazit Mrasorit e vatra të mrasorasëve qëndruan dhe vepruan krerët më eminentë të zgjidhjes së çështjes kombëtare si; Isa Boletini, Bajram Curri, Sadik Rama, Ukë Sadiku, Azem Bejta, Shotë Galica,
Dan Dushi, Qazim Bajraktari, Alush Smjali-Qerratai, Marije Shllkauz, Zef GJidoda, Xhemajl Abria, Ramadan Shabani, Mursel Ahmeti, Sokol Bajraktari, Aga i Rashkocit, prof. Ymer Berisha, Ndue Pëerlleshi, Xajë Pataçni, Feriz Boja, Malë Bashota, Mustafë, Ibishi, Sokol Rexhepi (gjyshi i Skënderit), Bedredin Shehu e shumë të tjerë.
Si një familje e njohur ndërmjet Llapushës dhe Anadrinit, vëhej përherë në shënjestër të çdo pushtuesi që e lakmonte Kosovën. Prindërit e Skënderit, xha – Murati dhe nëna Kadë, por edhe të gjithë anëtarët e familjes kontribuonin që Skënderi të rritet mbarë dhe të formohet në frymën e atdhetarizmit pasi që odën mikpritëse të Murat Rexhepit përherë flitej për vendosmërinë dhe trimërinë për t’i ruajtur dhe mbrojtur trojet etnike, e Skënderi, gjatë, qëndrimit në odën e burrave, ishte mjaft kureshtar për moshën që e kishte, prandaj që herët zë të merret me punë të mëdha e shumë serioze për tërë shqiptarinë e pas vitit 1912 e të pas vitit 1945.
Shkollën fillore SKënderi e kreu në Llapçevë, jo shumë larg vendlindjes. Edhe pse udhëtonte, nuk mbetetj prapa
nxënësve më të dalluar të kësaj shkolle. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe shembullor në të gjitha qëndrimet dhe raportet, si me mësues, ashtu edhe me nxënës.
Pra, ishte shok i mirë dhe tejet besnik.
– v a z h d o n –
LAVDI DËSHMORËVE TË FORTESËS!
LAVDI TË BALLABREGUT!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!
LIRI ÇLIRIMTARËVE!