Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon zgjerimin në mërgatë.
Në vazhdën e konsolidimit të nëndegëve në Francë, është formuar nëndega e PDK-së në Metz, kryetar i së cilës u zgjodh ndërmarrësi i sukseshëm, Haki Bazaj.
Po ashtu, në kuvendin zgjedhor të mbajtur në këtë Nëndegë u formua kryesia e nëndegës prej 11 anëtarëve, ku nënkryetarë u zgjodhën Metë Dervishaj dhe Fidaim Miftari, ndërsa Bajram Hoti sekretar./Gazeta Papirus/