Manchester City pret Bayern Munich, ashtu si Benfica që është pritëse e Interit, në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohen sot me fillim nga ora 21:00 dhe trajnerët tashmë kanë vendosur për formacionet fillestare.
‘Qytetarët’ patën punë të lehtë në 1/8 e finales, duke e shkatërruar Leipzigun me rezultat të përgjithshëm 8:1, ashtu si pati edhe Benfica që e mposhti Club Brugge 7:1, ndërsa bavarezët ishin bindës ndaj Paris Saint-Germian duke e mposhtur në 180 minuta 3:0, e më vështirë kaloi Interi që vetëm me një gol eliminoi Porton.
Manchester City – Bayern Munich
Padyshim ndeshja më interesante çerekfinale është mes Manchester Cityt e Bayern Munich. Dy skuadra që po kalojnë kohë të mira së fundmi dhe në skuadrat e tyre përbërëse kanë futbollistët më të mirë në qarkullim.
Ndeshja e parë mes tyre zhvillohet sot në Etihad dhe formacionet janë si vijojnë:
Guardiola ka vendosur të vazhdojë me formacionin 3-2-4-1 dhe Haalandin e vetëm në sulm.
Manchester City: Ederson; Ruben Dias, Ake, Akanji; Stones, Rodri; Gundogan, Grealish, De Bruyne, Silva; Haaland.
Në anën tjetër Thomas Tuchel do të luajë me 4-2-3-1:
Bayern Munich: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Coman, Sane; Gnabry.
Benfica – Inter
Portugezët janë skuadra më në formë në Evropë në këtë sezon dhe do të përballen me një Inter që po kalon kohën më të keqe në tre apo katër vitet e fundit.
Roger Schmidt do të luajë si zakonisht me 4-2-3-1 ku sulmit do t’i prijë sulmuesi në formë, Goncalo Ramos.
Benfica: Vlachodimos; Gilberto, Antionio Silva, Morato, Grimaldo; Chiquinho, Florentino; Joao Mario, Rafa Silva, Aursnes; Gonaçalo Ramos.
Simone Inzaghi do të ketë dy mungesa të mëdha, me Skriniar e Calhanoglu të lënduar, por që paraqitet me formacionin që aplikon gjithmonë 3-5-2.
Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimacro; Dzeko dhe Lautaro Martinez.