Ka raporte se forcat ruse hodhën në erë eksplozivë në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia.
Parlamenti i Ukrainës më herët tha se trupat ruse planifikonin të fillonin “asgjësimin” e municioneve përpara uzinës së Zaporizhzhia, stacioni më i madh bërthamor në Evropë.
Rusia mori kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet, përcjell Klankosova.tv
Centrali, i vendosur rreth 550 km në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20 për qind të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.