Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.
Po ashtu mësohet se një grup i qytetarëve serbë janë grumbulluar para komunave, megjithatë nuk dihen arsyet e grumbullimit. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.
Gazeta ka provuar të marr përgjigje lidhur me këtë nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.