Analisti i njohur kosovar, Gazmir Raci në një intervistë për emisionin “20MIN” të kosovalive.net e ka lavdëruar punën e Qeverisë Kurti me situatën në veri.
Raci u shpreh se problemi kryesor në veri kanë qenë bandat kriminale, që sipas tij nga vitit 2015 kanë bërë edhe më shumë “zullum” tek qytetarët lokal, shkruan kosovalive.net
“Për veriun, këtë vit, kjo qeveri, për herë të parë është marrë me me një problem që askush ose nuk ka dëshiruar ta hap për diskutim, të veproj apo të marr masa ndaj atij problem ose për çështje të ndryshme politike apo rajonale. Problemi me veriun ka qenë kryesisht me bandat kriminale të cilat prej vitit 2015 duket që e kanë shtrënguar shumë më shumë frymëmarrjen e njerëzve për të jetuar lirshëm, për të vepruar lirshëm dhe po ashtu për të konkuruar lirshëm në zgjedhjet lokale. Me veriun kemi pasur probleme edhe në të kaluarën por tash ishim në një fazë në rrethana të ndryshme gjeo-politike, gjeo-strategjike dhe tendecave ruse që me e rritë ndikimin në veri ose me e bartë një pjesë të konfliktit në veri ashtu siç kanë paralajmëruar disa media gjermane vitin e kaluar se pati tendenca që Rusia të bartë disa pjesë të konflikteve në Ballkanin Perëndimor ose përreth Moldavisë, duket se veriu ka qenë një zonë e përshtatshme ku njerëzit mund ta tensionojnë situatën. Kjo qeveri u morë me këto banda dhe filloi njëfarë beteje të hapur për t’i luftuar ato, fillimisht duke luftuar krimin e organizuar, pastaj duke goditur kokat e këtyre organizatave që tash Qeveria I ka shpallur si organizata terroriste”, tha ai fillimisht.
Tutje, analisti kritikoi debatet në lidhje me dronët se a mund të përdoren apo jo, pasi sipas tij, këto vetëm e dëmtojnë FSK-në.
“…ishte debat i panevojshëm politikë sepse e dëmtoi ushtrinë tonë të Kosovës në fillimet e saj të para për t’u armatosur dhe për të dalur në një stazh tjetër të armatosjes me dron. Kush e bëri nuk e di por bëri gabim që sulmoi FSK-në duke ja kontestuar punën e dronëve, punën e funksionimit dhe pastaj punën e ngritjes së tyre. Ushtria turke në kuadër të NATO-së është në mesin e pesë fuqive më të fuqishme, kështuqë ushtria turke dhe shteti turk nuk besoj që hynë në kësi llojë kontrata pa qenë e njoftuar selia kryesore e NATO-së ose shtabi i forcave të NATO-së në Napoli të Italisë” , tha Raci.
Analisti kosovar beson se Serbia për herë të parë ka marr një mësim të mirë nga Kosova.
“Në këtë fazë mendoj se më e rëndësishmja është identifikimi i problemit të vërtetë që kishim në veri. Problemi i vërtetë në veri për mendimin tim është sepse aty kishte grupe kriminale të organizuara shumë mirë dhe të komanduara me politikën në Beograd përmes eksponentëve të saj të Listës Serbe. Tash në veri, si asnjëherë më parë, kemi një prezencë shumë të shtuar të forcave policore, ne tash kemi katër stacione komunale që janë komplet nën kontrollin e Policisë së Kosovës, kemi shtatë stacione të reja dhe kemi një njësi të veçantë për veriun që ka mbyllur dhe ka luftuar kontrabandën krimin dhe forma të tjera në mënyra të ndryshme.”
“Serbia mori mësim të mirë për herë të parë nga Kosova!”, u shpreh ai.
Raci shtoi se samiti i fundit të liderëve të BE-së ka ndikuar që qëndrimet e ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak të zbuten karshi Kosovës.
“Samiti i funditi i liderëve të Bashkimit Evropian, unë mendoj se ka pasur efekt të madh tek ndërmjetësit e BE-së dhe patëm një zbutje të qëndrimeve të ndërmjetësve Borrell dhe Lajçak karshi Kosovës sepse u tha edhe në Bruksel në atë samit që masat ndaj Kosovës ishin të një anëshme dhe Serbia nuk u ndëshkua edhe pse ne e dimë të gjithë që në kuadër të dialogut historikisht Serbia ka bërë shkelje më të mëdha.”
“Unë nuk besoj ndonjëherë që Serbia do të kthehet kah Perëndimi në raport me Rusinë”, shtoi ai.
Në fund, analisti kosovar kritikoi Edi Ramën pasi po dëshiron në mënyrë të dhunshme të bëhet protagonist kryesor në rajon.
Edi Rama po dëshiron të hyjë dhunshëm në skenën rajone për t’u bërë protagonisti kryesor. Ai mund të ishte protagonisti kryesor rajonal po të kishte qasje të balancuar dhe një raportë të veçant me Kosovën dhe këtu duket se kryeministri Rama ka zgjedhur strategjinë e gabuar sepse ka tentuar të imponohet një anëshëm në Kosovë dhe për Kosovën në çështjet rajonale.”
“Edi Rama nuk ka zgjedhur metodën, rrugën e duhur për t’u bërë lider rajonal”, tha analisti Gazmir Raci.