GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

FOL: BQK nuk na lejoi që të monitoronim procesin e rekrutimit të guvernatorit

21/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
FOL: BQK nuk na lejoi që të monitoronim procesin e rekrutimit të guvernatorit
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja FOL ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk ka lejuar që të monitorohet procesi i rekrutimit të guvernatorëve nga kjo organizatë.

Nëpërmjet një komunikate për media “FOL”, ka njoftuar se sot ka filluar intervistimi i kandidatëve për guvernatorë të Bankës Qendrore, dhe zyrtarja e kësaj lëvizje ishte prezentë për monitorim, mirëpo sipas tyre iu është pamundësuar monitorimi pasi ajo nuk ka pranuar që të nënshkruaj deklaratën e konfidencialitetit.

“Para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën ku do të zhvilloheshin intervistat, sekretari i panelit intervistues, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit, gjë që do të detyronte organizatën të trajtonte këtë proces në mënyrë top konfidenciale”, thuhet në njoftim.

Sipas “FOL”, deklarata e konfidencialitetit do të detyronte Lëvizjen që vlerësimin për këtë proces të ndajë fillimisht me kryetarin e komisionit dhe të mos publikonte asnjë deklaratë rreth procesit pa lejen e kryesuesit të panelit.

“Ne konsiderojmë që përdorimi i Deklaratave të Konfidencialitetit në proceset e rekrutimit për pozita publike është praktikë që shkatërron transparencën dhe rrjedhimisht besimin në institucione publike. Ne nuk mund të lejojmë që për të ndarë vlerësimet tona për procese të natyrës publike të kërkojmë leje nga institucionet publike. Për më tepër, kushtëzimi i organizatave joqeveritare me nënshkrimin e Deklaratës së Konfidencialitetit nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje flagrante të të drejtës së organizatave joqeveritare për të monitoruar dhe për të kërkuar llogari nga institucionet që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Banka Qëndrore e Kosovës nuk lejon Lëvizjën FOL të monitoroj procesin e rekrutimit të guvernatorit

Sot, e shtunë 21 janar 2023, ka filluar intervistimi i kandidatëve për Guvernator të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK). Zyrtarja e Lëvizjes FOL ishte prezente për të monitoruar këtë proces, mirëpo monitorimi iu pamundësua pas refuzimit të saj për të nënshkruar Deklaratën e Konfidencialitetit.

Para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën ku do të zhvilloheshin intervistat, sekretari i panelit intervistues, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit, gjë që do të detyronte organizatën të trajtonte këtë process në mënyrë top konfidenciale.

Në rast të nënshkrimit, Deklarata e Konfidencialitetit do të detyronte Lëvizjen FOL që vlerësimin e saj për këtë proces – qoftë ai vlerësim lavdërues ose kritikues – ta ndante fillimisht me kryetarin e komisionit dhe të mos publikonte asnjë deklaratë rreth procesit pa lejen e kryesuesit të panelit.

Pas refuzimit nga ana e FOL, sekretari i panelit ia ka ndaluar zyrtares së FOL-it që të hyjë në sallën ku po pritej të fillonte intervistimi i kandidatëve.

Ne konsiderojmë që përdorimi i Deklaratave të Konfidencialitetit në proceset e rekrutimit për pozita publike është praktikë që shkatërron transparencën dhe rrjedhimisht besimin në institucione publike. Ne nuk mund të lejojmë që për të ndarë vlerësimet tona për procese të natyrës publike të kërkojmë leje nga institucionet publike.

Për më tepër, kushtëzimi i organizatave joqeveritare me nënshkrimin e Deklaratës së Konfidencialitetit nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje flagrante të të drejtës së organizatave joqeveritare për të monitoruar dhe për të kërkuar llogari nga institucionet që ushtrojnë funksione publike.

Lëvizja FOL ka kundërshtuar përdorimin e Deklaratave të Konfidencialitetit në disa procese të rekrutimit dhe do të vazhdojë t’i kundërshtojë ato duke mos i nënshkruar.

Në konsiderojmë që pengimi i monitorimit të Lëvizjes FOL është bërë për të mbajtur të fshehur nga publiku procesin më të rëndësishëm të rekrutimit në sektorin financiar dhe bankar dhe një qasje e tillë automatikisht lë hapësirë për dyshime rreth këtij procesi.

Guvernatori i ardhshëm i Kosovës do të jetë një person që BQK-ja e ka përzgjedhur në një proces jo transparentë dhe të dyshimtë.

 

 

Tags: bqkFOLGuvernator
ShareTweetShare
Previous Post

Gabon, ministri pësoi infarkt dhe vdiq derisa po mbahej mbledhja e kabinetit

Next Post

DOKUMENTE| Nënshkruhet tenderi, ministria e Sveçlës i çon në ushqim e pije mbi 270 mijë euro

Next Post
DOKUMENTE| Nënshkruhet tenderi, ministria e Sveçlës i çon në ushqim e pije mbi 270 mijë euro

DOKUMENTE| Nënshkruhet tenderi, ministria e Sveçlës i çon në ushqim e pije mbi 270 mijë euro

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.