Çmimet e produkteve bazë i kanë alarmuar qytetarët e Kosovës, transmeton Periskopi.
Së fundmi edhe çmimet e perimeve janë rritur shumë krahasuar me disa javë më parë.
Çmimi i një kilogrami të specave, në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ka arritur deri në pesë euro.
Një tregtar në këtë treg, Hajriz Hajdari, tha sot se çmimi i kilogramit të specave shkon edhe deri në gjashtë euro.
“Unë si tregtar qetu në treg. Na nuk shesim speca, por specat janë me çmime 5 euro me kanë do origjinal grek ato janë edhe 6 euro”, tha ai. “Këtyre dogana po u bëhet shtrenjtë”.
Ankesa për çmimet e produkteve bazë kanë qytetarët, të cilët janë mbledhur nën platformën “Kosova Bojkoton”, e cila synon t’i sensibilizojë qytetarët për çmimet e larta të produkteve.
Të dielën, një qytetar publikoi çmimin e kilogramit të specave në një dyqan ushqimor që shkonte deri në 4.5 euro.