Juristja e medias, Flutra Kusari ka reaguar pas aksionit të PSD-së gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.
Kusari përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nëse RTK e largon atë video, atëherë ajo do të quhet censurë.
Sipas saj, protesta e PSD-së në RTK ka qenë fantastike.
Protesta e PSD ne RTK fantastike. Nese RTK e zhduke ate video, ajo quhet censure“, tha ajo.
Një ditë pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës drejtor të programit shqip në RTK, Partia Socialdemokrate ka bërë një aksion gjatë edicionit qendror të lajmeve.
Aktivistë të partisë janë futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë me një pankartë, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.
57
|
1
|
Share
|