Në të gjitha shkollat e Prishtinës, ora e parë mësimor i është dedikuar Epopesë së UÇK-së.
Në shkollën “Ismail Qemali” ka rrefyër para nxënësve historinë e saj për UÇK-në, ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
Ajo ka thënë se tregimi ishte i “jashtëzakonshëm”.
Shkrimi i saj:
Donjeta Sahatçiu
Tregim i jashtëzakonshëm i heroinës Flora Brovina për UÇK-në për nxënësit e shkollës Ismail Qemali
Në vazhdimësi të ligjeratave për atdhedashuri në shkollat fillore të Kryeqytetit, sot pata nderin të përjetoj emocionet më të veçanta nga tregimi personal i doktoreshës së luftës, ikonës së shërbimit ndaj vendit, zonjës Flora Brovina. Pyetjet e fëmijëve ishin fantastike. Shumë krenare me ta!
Si udhëheqje e Kryeqytetit dhe bashkë me Besianën, e kemi për detyrë të mësojmë gjeneratat e reja për sakrificën e atdhedashurinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dashnia e tyre për vendin na inspiron edhe neve që të jemi më të mirët në punën tonë.
Tregim i jashtëzakonshëm i heroinës Flora Brovina për UÇK-në për nxënësit e shkollës Ismail Qemali ❤️