Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, është bërë një emër i njohur ditët e fundit, ndërsa ka marrë në pyetje Amber Heard duke i folur ashpërsisht. Por nuk mund të themi se ka të njëjtën sjellje me klientin e saj, aktorin Johnny Depp. Një eksperte e gjuhës së trupit ka sugjeruar madje që ndërveprimet e tyre duken të qëllimshme.
Në momente të ndryshme gjatë procesit, Vasquez është parë duke buzëqeshur përkrah Depp dhe madje e ka përqafuar atë brenda sallës së gjyqit. Disa komentues në mediat sociale kanë spekuluar për një romancë mes të dyve.
Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James thotë se ndërveprimet mes dyshes ka të ngjarë të bëhen në një përpjekje për ta bërë Depp të duket më i butë dhe më i pëlqyeshëm – pothuajse si një “hero romantik” nga një prej filmave të tij më të vjetër.
“Duken flirtues, por ky është ndoshta thelbi”, tha James për Daily Mail. “Sjellja e saj në gjykatë e kthen Depp në rolin e heroit romantik. Për fansat besnikë të Depp, këto rituale dramatike do të duken si vërtetim. Nëse kjo grua e zgjuar dhe e bukur mendon se ai është i mirë, atëherë ndoshta njerëzit mund të mendojnë se ai vërtet është. Ky mund të jetë një mesazh i nënkuptuar.”