Presidentja Vjosa Osmani ka treguar të ketë folur me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare.
Në fokus të bisedës, ka treguar ajo se kanë qenë Samiti i NATO-s dhe Samiti i Procesit të Berlinit.
“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Pas takimit mes Rames dhe Osmanit, kryeministri shqiptar është duke zhvilluar takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ky takim vjen, pas atij paraprakut ku Rama u prit në presidencë, nga presidentja Vjosa Osmani, e ku biseda mes tyre ka zgjatur më tepër se që ka qenë e paraparë.
Për dallim prej takimeve me Osmanin dhe Konjufcën, Rama nuk ka të ngjarë të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti