Nëna e Gjergj Mullallit, i cili vrau dje gruan e tij dhe e hodhi në kanalin e ujërave të zeza, ndërsa sot vrau veten, tha se mes dy viktimave nuk ka pasur debate.
Ajo shtoi se kanë pasur fëmijët të rritur dhe nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, duke theksuar këtu se i biri shkonte për punë në Greqi.
“E mora vesh mbrëmë për nusen, ndoshta nga mesi i natës, flisnin njerëzit këtu. Kush fjeti mbrëmë?! Pas derës kam qenë”, tha ajo e përlotur.
Muazez Mullalli u shpreh se kishte disa ditë pa e takuar të birin tashmë të ndjerë.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë foton e Luiza Mullallit, 46-vjeçares që u vra mbrëmjen e së shtunës nga bashkëshorti i saj dhe përfundoi e hedhur në kanalin e ujërave të zeza.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Zemblak, Maliq, ndërsa çifti ishte në proces divorci.
Vrasësi Gjergji Mullalli ishte shpallur në kërkim.
Pas lokalizimit të tij, 55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.