Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur Gazmend Hyseni, 30-vjeçar.
Lidhur me ngjarjen ka kontaktuar kirurgun e Kirurgjisë Maksillofaciale, Leminot Salihu, i cili bashkë me ekipen, kanë kryer ndërhyrjen kirurgjike tek i dyshuari, Qendrim Januzi.
Salihu deklaroi se i dyshuari është sjell rreth orës 02:00 në QKUK dhe pas analizave laboratorike dhe radiologjike kanë ardhur në konstatim se predha ka hyrë në shpatullën e majtë te i dyshuari dhe pastaj ka vazhduar në qafë, ku ka shkaktuar frakturë të nofullës së poshtme.
Ai tutje ka deklaruar se predha ka depërtuar në gjuhë dhe ka dalë në buzën e sipërme.
“Pacienti kishte gjakderdhje aktive, është ndal gjakderdhja dhe është bërë përpunimi i plagës”, tha ai.
Pas dakordimit të ekipes kujdestare të Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale, ajo e ORL-së dhe ekipa e anestezionit janë akorduar që pacienti të futet në sallën operative, ku është operuar rreth dy orë deri në orët e mëngjesit.
Sipas raportimit të ekipes operative e përbërë nga Dr. Leminot Salihu, Dr. Pashtrik Morina, Dr. Refki Krasniqi dhe Dr. Alban Gjonbalaj, Anesteziolog kanë konstatuar se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile si dhe kanë deklaruar që në javën e ardhshme pritet të kryhet edhe një operim shtesë.