GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Flet gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar: U lëndua duke ndihmuar shokun

18/04/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Flet gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar: U lëndua duke ndihmuar shokun
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyshi i njërit nga dy nxënësit e lënduar të shkollës “Faik Konica” nga energjia elektrike ka treguar se nipi i tij ishte lënduar gjersa kishte ndihmuar shokun e tij.

Në një prononcim për media, ai tregon se nipi i tij kishte dëgjuar krismën e trafos elektrike dhe njëherit, britmën e nxënësit.

“Ai tjetri ka gjendjen pak më të dobët e Ermali (Nipi) e ka gjendjen pak më të mirë. Rasti ka ndodhur tek një trafo në shkollën ‘Faik Konica’, ky Ermali tregon se ka tentuar t’a nxjerrë shokun nga trafo dhe është lënduar, ka dorën e lënduar dhe është jashtë rrezikut”, ka treguar ai, raporton Dukagjini, gjersa ka treguar se nipi i ka thënë “Kam tentuar t’a nxjerrë shokun, ia kam dëgjuar krismën, ia kam dëgjuar britmën”.

Ndryshe, dy nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë të cilët u goditën nga rryma kanë marrë djegie serioze në disa pjesë të trupit.

Doktori kujdestar në Emergjencën e Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ejup Govori në një prononcim për Telegrafin ka treguar për gjendjen aktuale të dy nxënësve.

Ai tha se gjendja e tyre momentale është stabile, mirëpo siç tha ai njëri prej tyre ka marr djegie serioze në sipërfaqe më të madhe të trupit.

“Gjendja e tyre momentale është stabile, dhe nga parametrat momentale janë me vetëdije. Mirëpo, lëndimet janë plagë djegëse serioze, të një shkalle më të rëndë. E, njëri i është nënshtruar operacionit, kirurgut plastik dhe pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv qendror. Kurse tjetri ka djegie më të ulët, d.m.th një sipërfaqe më të vogël, ai pranohet në kirurgji plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Govori

Doktori po ashtu tregoi se ku i kanë djegiet në trup dy nxënësit.

“Njëri që ka sipërfaqe më të vogël të djegies trupore i ka në shuplakë të dorës së djathtë dhe të shkallës 2A dhe 2B dhe tek bërryli i majtë, dhe kjo është një shkallë relativisht seriozë. Ndërsa, tjetri ka sipërfaqen më të madhe në shpinë, në dy ekstremitetet e poshtme dhe në shuplakë të dorës”, tha ndër të tjera Govori për Telegrafin.

Tags: lendimrryma elektrikeShkolla Fillore "Faik Konica"
ShareTweetShare
Previous Post

Në mesjavë zhvillohen përballjet e treta në ‘Play-Off’

Next Post

Deputetja gjermane e ekstremit të djathtë Zhaklin Nastiq në protestë me flamurin e ish-Jugosllavisë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.