GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Flet eksperti amerikan: Balona kineze është e avancuar dhe e vështirë për t’u rrëzuar

04/02/2023
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Flet eksperti amerikan: Balona kineze është e avancuar dhe e vështirë për t’u rrëzuar
Share on FacebookShare on Twitter

Baloni kinez që u pikas nga Pentagoni ndërsa fluturonte në hapësirën ajrore amerikane, mund të jetë duke u drejtuar nga inteligjenca artificiale. Kështu ka deklaruar një ekspert amerikan të premten.

William Kim, specialist për balonat e survejimit në “Marathon Initiative”, në Uashington, u shpreh për AFP se balonat janë një mjet i vlefshëm vëzhgimi dhe janë të vështira për t’u rrëzuar.

Sipas Kim, balona kineze dukej si një balonë normale moti, por kishte karakteristika të dallueshme.

“Ka një ngarkesë mjaft të madhe, të dukshme – elektronikën për udhëzime dhe mbledhjen e informacionit, të mundësuar nga panele të mëdha diellore. Dhe po ashtu duket se ka teknologji të avancuara të drejtimit që ushtria amerikane nuk i ka vënë ende në praktikë në ajër,” shpjegoi eksperti.

William Kim tregoi po ashtu për AFP se këto balona kanë avantazh sepse nuk shfaqen lehtësisht në radarë.

“Këto janë materiale që nuk reflektojnë, nuk janë metal. Pra, edhe pse këto balona zgjerohen në vëllime mjaft të mëdha, zbulimi i balonës është problem më vete.”

Balonat gjithashtu kanë avantazhin e mbajtjes së pozicioneve relativisht të palëvizshme mbi një objektiv mbikqyrjeje, krahasuar me satelitët që orbitojnë vazhdimisht, të përdorur nga agjencitë e spiunazhit për të bërë fotografi.

A mund të ketë hyrë aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA?

Kim e quajti një “mundësi reale” që balona të ketë pasur si mision kryesor të mblidhte të dhëna nga jashtë kufijve të SHBA-së ose shumë më lart, por nuk ka funksionuar.

Eksperti shpjegoi gjithashtu se edhe rrëzimi i balonave nuk është një opsion i lehtë.

“Këto balona përdorin helium. Nuk është Hindenburgu, nuk mund ta qëllosh dhe pastaj të digjet. Nëse i bën vrima, gazi do të rrjedhë shumë ngadalë.”

Tags: Balona Kineze
ShareTweetShare
Previous Post

Deputetja e VV-së: Me koeficientin e ri, pagat e administratës publike ndër më të lartat në rajon

Next Post

72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Next Post
72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.