Babai i Millosh Stojanoviq i cili u plagos të premtën në Shtërpcë ka thënë se biri i tij është tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Zvonimir Stojanoviq ka thënë se e ka vizituar të birin mbrëmë në spitalin e Graçanicës.
Ai ndihet mirë, por është dukshëm i tronditur për gjithçka që ka ndodhur. E gjithë kjo është e vështirë për të. Shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në familje”, ka thënë Stojanoviq për “TV Prva”, përcjell Insajderi.
Sipas tij, me kalimin e kohës, po bëhet e qartë se çfarë mund të ketë ndodhur.
“Është jashtëzakonisht e vështirë, ne jemi ende në shok. Me kalimin e kohës po bëhet më e qartë në kokën tonë se çfarë mund të ketë ndodhur”, deklaroi Stojanoviq.
Ai tutje ka shtuar se ka frikë për sigurinë e familjes së tij, por shpreson që diçka e tillë mos t’i ndodhë askujt.
“Nuk e prisja që diçka e tillë të ndodhte ditën e Krishtlindjes. Do të doja që diçka e tillë të mos i ndodhte më kurrë, askujt”.